Greqi: Avioni i cili u rrëzua po barte armë serbe

Avioni “Antonov-12”, i cili u rrëzua mbrëmë në qytetin grek Kavalla, po barte armë serbe të dedikuara për Ministrinë e Mbrojtjes në Bangladesh.

Kështu tha në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Stefanoviq tha se avioni i takon një kompanie ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”.

Ai theksoi se aeroplani është nisur në ora 20:40 nga Nishi.

I pari i Mbrojtjes së Serbisë shtoi se në ngarkesën 11.5 tonëshe kishte minahedhësh si dhe lloje të tjera të minave.

Sipas raportimeve të mediave greke, tetë personat që ishin në bordin e avionit e kanë humbur jetën, shkruan Kosovo-Online.

Kategoritë
LajmeRajoni