Greqi, ndalohet një serb i kërkuar për krime lufte të kryera në vitin 1991

59-vjeçari serb u arrestua javën e kaluar në stacionin kufitar Evzoni, teksa ishte nisur për në Pieria në veri të Greqisë për pushime me gruan dhe vajzën e tij.

Policia në Greqi ka ndaluar një shtetas serb të kërkuar në Kroaci nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1991.

59-vjeçari serb u arrestua javën e kaluar në stacionin kufitar Evzoni, teksa ishte nisur për në Pieria në veri të Greqisë për pushime me gruan dhe vajzën e tij.

Sipas dokumenteve të prokurorisë kroate, ai akuzohet për pjesëmarrje në një njësi ushtarake që në vitin 1991, gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi, shkatërroi infrastrukturën dhe ekzekutoi civilë në qytetet kroate Voçin dhe Hum.

Burri mohon se ka kryer krime lufte dhe këmbëngul se ai ishte një ushtar i zakonshëm që zbatonte urdhrat.

Këshilli i Apelit i Selanikut së shpejti do të vendosë nëse ai do të ekstradohet ose jo.

Kategoritë
BotaLajme