Greqi, protestë e studentëve me kërkesën për kushte më të mira

Studentët kërkuan mësime shtesë falas, uljen e çmimeve në mensat, dhënien e ndihmave mujore prej 300 eurosh për strehimin e studentëve dhe përfundimin e pranisë së policisë në universitete

Një grup studentësh në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë organizuar protestë duke kërkuar përmirësimin e kushteve në arsim, raporton Anadolu Agency (AA).

Studentëve të mbledhur në sheshin ‘Sintagma’ u dhanë mbështetje edhe pedagogët.

Studentët në protestë kërkuan mësime shtesë falas, uljen e çmimeve në mensat, dhënien e ndihmave mujore prej 300 eurosh për strehimin e studentëve dhe përfundimin e pranisë së policisë në universitete.

Kategoritë
BotaLajme