Greqi, punonjësit e shëndetësisë hyjnë në grevë

Protestuesit përpara ministrisë brohoritën slogane kundër reduktimit të personelit në sektor dhe kërkuan që për shëndetësinë të ndahet një pjesë më e madhe nga buxheti i shtetit

Punonjësit e shëndetësisë në Athinë kanë mbajtur grevë duke kërkuar rritjen e buxhetit të ndarë për sistemin shëndetësor dhe rritjen e numrit të personelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me thirrjen e Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDIN) të Greqisë, punonjësit e shëndetësisë hynë në grevë në Athinë dhe në zonat përreth saj ndërsa një grup protestoi përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Marshimi protestues filloi në sheshin Blu dhe përfundoi përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Protestuesit përpara ministrisë brohoritën slogane kundër reduktimit të personelit në sektor dhe kërkuan që për shëndetësinë të ndahet një pjesë më e madhe nga buxheti i shtetit.

Kategoritë
BotaLajme