Demonstruesit, të cilët kërkuan që të përcaktohen përgjegjësit e aksidentit të trenit që ndodhi dy vite më parë dhe ku humbën jetën 57 persona, kërkuan që neglizhenca të mos mbulohet
Studentët grekë zhvilluan një protestë në kryeqytetin Athinë për të kërkuar identifikimin e përgjegjësve të aksidentit të trenit në rajonin Tempi pranë qytetit Larissa në Greqi që ndodhi dy vite më parë, ku humbën jetën 57 persona, raporton Anadolu.
Studentët marshuan drejt ndërtesës së Parlamentit.
Demonstruesit, të cilët kërkuan që të përcaktohen përgjegjësit e aksidentit të trenit, kërkuan që neglizhenca të mos mbulohet.
Ata në mënyrë simbolike hodhën në tokë biletat me mbishkrimin “(Biletë e vetme) Nuk ka kthim”.
Duke aluduar në një viktimë të aksidentit, i cili ka thirrur emergjencën duke thënë “Nuk mund të marr oksigjen!”, protestuesit njëzëri hodhën slogane “Nuk mund të marr oksigjen!”.
Më 28 shkurt të vitit 2023, 57 persona, kryesisht studentë, humbën jetën kur dy trena që udhëtonin në drejtime të kundërta në Tempi u përplasën dhe shpërtheu një zjarr.