Greva në Trepçë: Shkon në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore

Në ditën e katërt të grevës së tyre, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet në mënyrë alarmante, pasi deri më tani gjashtë minatorëve iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja e tyre.

Më herët, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur se katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.

Po ashtu, sipas tij gjendja është alarmante.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi