Grevisti e ofendon rëndë Dimal Bashën pas përplasjes me Rrahman Jasharajn

Kryetari i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë Ali Sefaj, ka reaguar pas përplasjes së deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha, me kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së Rrahman Jasharaj.

Sefaj tha se këtu po shihet që qeveria nuk po dëshiron që ta mbyll grevën.

Ai e ofendoi rëndë Dimal Bashën.

“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet qe qeveria nuk don qe të mbyllet greva. Lidhne Dimal qenin!”, ka shkruar ai.

Sot në Kuvendin e Kosovës Basha dhe Jasharaj, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Kategoritë
LajmeVendi