Griezmann po konsideron largimin nga Atletico Madridi – befason me destinacionin e radhës

Sidoqoftë, ka një mundësi reale që ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë këtij afati kalimtar.

Është tashmë e ditur se ëndrra e Griezmann është që t’i jap fund karrierës së tij në MLS. Kjo ambicie mund të bëhet një realitet më shpejt se sa pritej, pasi L’Equipe ka raportuar që 33-vjeçari ka marrë një ofertë të madhe nga Los Angeles Galaxy.Në rast se Griezmann pranon ofertën e klubit amerikan, ambienti atje nuk do të ishte krejtësisht i panjohur për të, pasi në atë ekip luajnë dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Franca: Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.

LAFC ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e Griezmann gjatë javëve të fundit dhe tani i kanë prezantuar atij një ofertë zyrtare.

Klubi e do atë menjëherë, ani pse janë të përgatitur që të presin deri në 2025 në rast se nuk marrin dritën e gjelbër për ta kompletuar transferimin këtë verë.

Ata gjithashtu nuk do ta kishin problem që ta paguajnë klauzolën e tij të lirimit, e cila kap shifrën e 10 milionë eurove.

Kategoritë
LajmeSport