Gruaja afgane e shtyrë prapa nga Greqia lind vetë në brigjet e Lumit Maritsa

Gomonia e familjes Haydari, e cila përpiqej të kalonte në Greqi nëpërmjet Lumit Maritsa me objektivin për të shkuar në Evropë, u shty prapa nga njësitë kufitare greke.

Türkiye ka zgjatur dorën e ndihmës për afganen Züheyla Belisa Haydari (25) dhe foshnjen e saj pasi gruan afgane e kapën dhimbjet e lindjes gjatë shtyrjes prapa nga Greqia në Lumin Maritsa dhe e cila pas kësaj lindi vetë në bregun e lumit në anën e Türkiyes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gomonia e familjes Haydari, e cila përpiqej të kalonte në Greqi nëpërmjet Lumit Maritsa me objektivin për të shkuar në Evropë, u shty prapa nga njësitë kufitare greke.

Züheyla Belisa Haydari, që ndodhej në gomone me bashkëshortin İsa Haydari (28) dhe vajzën 3,5 vjeçare Yelda Haydari mbërriti në bregun e fshatit Kiremitçisalih në zonën Uzunköprü. Pasi vërejtën grupin e emigrantëve, njësitë e rojës kufitare turke zgjatën dorën e ndihmës. Teksa u njoftuan ekipet e emergjencës shëndetësore 112, mësohet se gruas afgane iu rritën dhimbjet e lindjes dhe lindi vetë në breg.

Gruaja afgane dhe foshnja e saj u dërguan në spitalin shtetëror Uzunköprü ku më pas u dërguan në spitalin shtetëror Sultan 1. Murat në Edirne. Mësohet se foshnja e emërtuar “Ali Abbas” dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Familja Haydari u vizitua në spital nga personeli i administratës së emigracionit dhe Musa Aşılıoğlu, drejtori i zyrës së migracionit të qytetit Edirne. Aşılıoğlu i përcolli urimet e tij më të mira dhe i uroi jetë të shëndetshme foshnjes së porsalindur dhe familjes së tij.

Kategoritë
BotaLajme