Gruaja me kancer në tru, plotëson njërën prej dëshirave, prezanton parashikimin e motit në BBC

Një grua e re britanike, e cila u diagnostikua me kancer terminal të trurit në vitin 2018, plotësoi një prej dëshirave të saj, duke prezantuar motin në televizionin publik britanik, BBC

Laura Nuttall e sapodiplomuar në kolegj prezantoi motin brenda një dite në rrjetin e njohur britanik të transmetimit rreth katër vjet pasi asaj iu tha se kishte Glioblastoma Multiforme dhe vetëm 18 muaj jetë.

Gjatë parashikimit të saj, ajo shpjegoi se “do të ketë zona me presion të lartë që do të lëvizin drejt Mbretërisë së Bashkuar” dhe paralajmëroi për “stuhi të mundshme shiu gjatë javës”.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të qëndroj atje duke bërë parashikimin e motit”, tha ajo për The Times.

“Por përsëri, kurrë nuk kam menduar se do të bëja shumë nga gjërat që kam bërë në dy vitet e fundit. Ka kaq shumë gjëra në botë që unë ende dua të shoh dhe të bëj”, shtoi 22-vjeçarja.

Nuttall gjithashtu i ka arritur qëllimet e saj për të takuar ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama dhe për të peshkuar me aktorin dhe komedianin në Mbretërinë e Bashkuar, Paul Whitehouse.

Kategoritë
BotaLajme