Grupi i Deçanit propozon ngritjen e një kryqi 70 metra në Llap: Realizimin e fillojmë më 28 nëntor

Arbër Gashi, aktivist dhe themelues i Lëvizjes së Deçanit ka bërë një ripostim të një propozimi të Pajazit Jasharit po ashtu anëtar i po të njëjtës lëvizje.

Aty ‘Grupi i Deçanit’ ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.

Në njoftimin e tyre thuhet që ky simbol do të përfaqësonte “një kryq dhe një shpatë” si homazh për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Sipas tyre, përballë këtij simboli do të vendosej edhe truproja e Zojës së Llapit.

“Çfarë mendoni për idenë e ndërtimit të një strukture 70 metra të lartë në njërën nga majat më të larta të Llapit, që është pronë e imja? Kjo ndërtese do të kishte dukshmëri normale deri në 30 km, ndërsa gjatë natës do të arrinte dukshmërinë deri në 70 km. Konstrukti do të ishte i gjithë nga çeliku. Më i larti në Gadishullin Ilirik është aktualisht 66 metra në Shkup, ku është gjithashtu një atraksion turistik. Ky simbol do të përfaqësonte njëkohësisht një kryq dhe një shpatë, si një homazh për Gjergj Kastriotin. Përballë këtij simboli do të ngrihej edhe truporja e Zojës së Llapit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas Gashit ku propozim do të realizohet shpejt.

“Njëri nga propozimet, realizimin e të cilit e fillojmë më 28 nëntor të këtij viti”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi