Guardiola u trembet grabitësve në rrugët e Manchester. Shikoni si reagon (VIDEO)

Iu tremb grabitjes në rrugët e Manchester-it por në të vërtetë po e ndiqte një fans në kërkim të një selfie. Pep Guardiola po udhëtonte me biçikletë dhe është filmuar nga tifozi duke iu larguar me shpejtësi edhe pse ai po e ndiqte për të kërkuar një foto.

Në një moment, trajneri katalanas ndalon dhe duket sikur kërkon t’ia japë edhe biçikletën me kushtin që ai ta lejë të qetë por pas sqarimit situata u bë e qartë dhe aventura e pakëndshme përfundoi me foton selfie që tifozi e kërkoi me aq ngulm.

Kategoritë
Sport