Guterres: Ksenofobia dhe racizmi po rriten në botë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se ka një rritje të ksenofobisë, racizmit dhe mos tolerancës në botë, ndërsa të drejtat e njeriut kanë gjithnjë e më pak mbështetje.

Ai vuri në dukje “ngushtimin e hapësirës civile”, si dhe faktin se gazetarët dhe aktivistët ishin në shënjestër.

Më shumë se 1,000 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut janë vrarë gjatë tre vjetëve të fundit.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur aktivistët dhe për t’i dhënë fund ndëshkimit kundër atyre që ndajnë historitë e tyre për të drejtat e njeriut”, porositi Guterres.

Ai po ashtu shprehu shqetësim rreth pabarazisë ekonomike, si dhe avancimin e teknologjisë që shpesh abuzohet.

Kategoritë
BotaLajme