Haaland, i frymëzuar nga vikingët, ndryshoi imazhin e tij dhe dërgoi një mesazh “kërcënues” për rivalët e tij

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland ka treguar një model flokësh të ri përpara rifillimit të sezonit të Premiership, me një mbishkrim interesant në rrjetet sociale.

22-vjeçari, i cili humbi Kupën e Botës në Katar pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, u rikthye në aksion javën e kaluar në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Liverpool-it dhe shënoi menjëherë.

Ai pritet të fillojë sërish në formacionin e Pep Guardiolës kur Citizens të përballet me Leeds të mërkurën dhe u shfaq në seancën e fundit stërvitore me një prerje flokësh të frymëzuar nga Vikingët.
“Viking mode u aktivizua”, ka shkruar norvegjezi, i cili në vend të frizurës së zakonshme kishte gërsheta të gjata dhe në këtë mënyrë i paralajmëroi rivalët se çfarë i pret në pjesën e mbetur të sezonit.

Haaland është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligën angleze me 18 gola në vetëm 14 ndeshje.

Kategoritë
Sport