Haaland “i pamëshirshëm”, “vikingu” barazon rekordin e Salah

Pas vetëm 12 minutash “qytetarët” e Manchester City kanë shënuar dhe golin e 3-të ndaj Leicester, ku sërish protagonist ka qenë “bomberi” i “qytetarëve”, Erling Haaland

Gjatë një kundërsulmi të rrufeshëm, “arkitekti” i mesfushës Kevin de Bruyne çon një top te Erling Haaland, i cili ballë për ballë me portierin nuk gabon dhe tund rrjetën e “dhelprave” duke shkuar kështu në 32 gola në kampionat e duke barazuar rekordin e Mohamad Salah. Rezultati shkon në 3 me 0.

Kategoritë
Sport