Haaland i shënoi pesë gola në Champions League dhe theu disa rekorde

Lojtarët e Manchester Cityt arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me fitoren 7:0 ndaj Leipzigut me pesë golat e shënuar nga i jashtëzakonshëm Erling Haaland, i cili kështu shkroi faqe të reja në historinë e kompeticionit më elitar të futbollit për klube në Evropë.

Haaland shënoi në minutat 22, 24, 45, 54 dhe 57, duke e bërë atë lojtarin e tretë në historinë e Champions League që shënon pesë gola në një ndeshje. Para tij, këtë e ka bërë Lionel Messi me fanellën e Barcelonës kundër Bayer Leverkusen dhe Luiz Adriano për Shakhtarin në një duel me Bate Borisov.

Në moshën 22-vjeçare, norvegjezi  u bë lojtari më i ri që ka shënuar 30 gola në Ligën e Kampionëve, dhe tashmë ai ka 33 në vetëm 25 ndeshje.

Hat-triku i mbrëmshëm ishte i pesti i tij këtë sezon në të gjitha garat, dhe ai gjithashtu theu rekordin e klubit për numrin e golave ​​në një sezon.

Rekorderi i mëparshëm Tommy Johnson shënoi 38 gola në vitin 1929, dhe Haaland tani është në numrin 39 dhe pyetja është se çfarë do të kishte ndodhur nëse Guardiola nuk do ta zëvendësonte atë në minutën e 63-të të ndeshjes së mbrëmshme.

Kategoritë
Sport