Sulmuesi norvegjez Erling Haaland tha se ka marrë kërcënime nga portieri suedez Aleksandar Milošević në ndeshjen e Ligës së Kombeve në të cilën norvegjezët fituan 2:1 si mysafirë.
Sulmuesi i ri i Manchester Cityt i shënoi të dy golat për skuadrën e tij dhe gjatë ndeshjes pati një përleshje të madhe me Millosheviqin.
Madje Haaland ka festuar edhe golin e dytë përballë futbollistëve me origjinë nga Serbia, gjë që tregon më së miri armiqësinë mes tyre.
Erling Haaland’s second goal against Sweden. His second goal of the night… 18 goals in 19 international apps 🔥
Superb finish! ⚡via (@Priceless_Silva) pic.twitter.com/KuwII8pR7A
— Askar (@Ahmed_A_Askar) June 5, 2022
“Së pari më quajti kurvë. Mund të them lirisht që nuk e kam bërë. Pastaj më tha se do të më thyente këmbët. Një minutë më vonë shënova gol. Ishte bukur. Shpresoj që të mos më thyejë këmbët.” tha Haaland.
Nga ana tjetër, Millosheviqi u mbrojt duke mos folur norvegjisht dhe se ajo që ishte në terren duhet të qëndronte aty.