Haaland surprizon me hobin e tij, ja si i kalon ditët e lira ndërsa luhet Liga e Kampionëve

Futbollistët e Manchester Cityt morën disa ditë pushim pas humbjes 1-0 ndaj Nottingham Forest të shtunën, dhe Erling Haaland vendosi ta kalojë kohën e lirë në një mënyrë mjaft të pazakontë.

Sulmuesi norvegjez u kap nga tifozët në jug të Anglisë, në Cornwall, ku kaloi një ditë të qetë duke u marrë me peshkim në det të hapur.

Haaland zgjedh peshkimin si mënyrë për t’u relaksuar

Haaland ishte në Cornwall të hënën, pasi lojtarët e Cityt kishin një javë pushim, për shkak të eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Kur ai u shfaq në bregdet, tifozët e Cityt u mblodhën menjëherë rreth tij për foto dhe autografe. Mes tyre ishte edhe një fëmijë me fanellën e Norvegjianit, i emocionuar për takimin me yllin e futbollit.

Haaland nuk ishte vetëm në këtë udhëtim – ai ishte shoqëruar nga një mik i tij i ngushtë, me të cilin udhëtoi 500 kilometra larg Manchesterit për këtë eksperiencë relaksuese.

“Ishte i vetëm, por nuk donte të zgjatej shumë”

Një banor lokal, Kier Tamblin, i cili e pa Haalandin në breg, rrëfeu për The Sun:

“Ai shkoi për peshkim dhe dukej sikur ishte i vetëm. Më tha se kishte kapur diçka, por donte të largohej shpejt para se ta shihnin të gjithë.”

Peshkimi i organizuar në fshehtësi totale

Për eksperiencën e tij në peshkim u kujdes Dave Trebilcock, një peshkatar me përvojë në Cornwall, i cili u surprizua kur mori një telefonatë të papritur nga një pronar anijeje tjetër.

“Një ditë më telefonoi dikush dhe më kërkoi të çoja dikë për peshkim. Gjithçka ishte tepër sekrete. Më vonë më thanë se personi që po çoja ishte një superyll, prandaj duhej të qëndronim të qetë,” kujton Trebilcock.

Kështu, Haaland kaloi një ditë ndryshe, duke u njohur me një hobi jo tipik për futbollistët, por që duket se i dha atij mundësinë për t’u relaksuar dhe larguar nga vëmendja e mediave pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Kategoritë
Sport