Për faktin se nuk luajti në Euro, Erling Haaland ka punuar shumë këtë verë për të qëndruar në formë, e në veçanti ai ka ndjekur disa këshilla mjaft befasuese nga babai i tij.
Babai i tij, ish-mbrojtësi i City dhe Leeds United, Alf-Inga, i tregoi disa ushtrime të “old school”, kështu që Erling u përgatit duke vrapuar nëpër pyll dhe duke prerë dru ashtu si Sylvester Stallone në filmin “Rocky IV” të Hollivudit.
Ai përfundoi gjithçka duke medituar buzë lumit, ku kishte qetësinë që i duhej.
Summer strength work 🪓🪵
💪 @ErlingHaaland pic.twitter.com/VG2eWhngz5
— Manchester City (@ManCity) July 19, 2024
Haaland zbuloi metodat e tij të stërvitjes në një video të postuar në faqen e tij dhe të Cityt në Instagram, dhe më pas tha:“Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje tjetër”, tha me buzëqeshje qendërsulmuesi i Manchester Cityt.
Sezonin e kaluar, norvegjezi shënoi 38 gola në 45 paraqitje, në të cilat shënoi edhe gjashtë asistime.