Haaland zbuloi dashurinë e tij të fëmijërisë, ai priti derisa të mbushte 18 vjeç

Erling Haaland është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit sot, por pak dihet për jetën e tij private. Më në fund ai u shfaq në publik me të dashurën e tij.

Jeta e dashurisë së Erling Haaland është spekuluar prej kohësh dhe fansat kanë pritur që ai të tregojë të zgjedhurin e tij. Më në fund ndodhi këtë fundjavë teksa Erling është me pushime pasi nuk po luan në Botërorin e Katarit me ekipin e tij të Norvegjisë.

Ndaj ka zgjedhur pushimet në Marbella të Spanjës dhe aty është “kapur” nga kamerat me të zgjedhuren e tij, Isabel Haugseng Johansen, mikesha e fëmijërisë me të cilën është në një lidhje prej disa kohësh.

Sipas mediave, Haaland është magjepsur nga vajza 18-vjeçare të cilën e ka pritur derisa ajo të mbushte 18 vjeç për ta shfaqur në publik.

Erling dhe Isabel u rritën së bashku në Bryne dhe të dy luajtën futboll për klubin lokal. Isabel ndiqte ndeshjet e Dortmundit, por të gjithë mendonin se ishin miq.
The English Sun thekson se Erling dhe Isabel njihen që nga fëmijëria e hershme dhe se futbollisti donte të ishte me një vajzë të cilën e njeh prej kaq shumë kohësh dhe tek e cila ai beson aq shumë sa të mund t’i përqendronte mendimet e tij vetëm te futbolli dhe karriera. .

Kategoritë
Sport