Habib refuzoi paratë e mëdha nga basteshkruesit: Bixhozi është më i rrezikshëm se alkooli

Ish-kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, refuzoi sponsorizimin e basteshkruesve në organizatën e tij Eagle FC, duke theksuar se “bixhozi” është mëkat i madh.

I njohur për parimet e tij fetare, të cilave u përmbahet fort, Nurmagomedov beson se bastet janë më të rrezikshme se alkoolizmi dhe se shkatërrojnë familjet.

“Ne kemi shumë sponsorë të mirë me të cilët bashkëpunojmë. Nuk kemi nevojë për bastesh. Për mua bixhozi është më i rrezikshëm se alkooli dhe mendoj se është mëkat më i madh të reklamosh bastesh se alkooli. Ata shkatërrojnë familjet. E dini se si shume te rinj vene bast dhe behen te varur.Familje te tera shkaterrohen per kete.Ju e dini shume mire sa e rende eshte droga.eshte njesoj si droga.do te ishte njesoj sikur ta reklamoja drogen tani ketu.Per mua te dy janë në të njëjtin nivel”, tha Habib, i cili nuk pendohet që e bëri këtë duke humbur para të mëdha.

“Unë e di se ata paguajnë mirë. Promovimet e tjera marrin paratë e tyre, bëhen sponsorë kryesorë dhe nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Ne nuk do të shkojmë në atë drejtim. Ne kujdesemi për atë që i japim audiencës sonë. Ne thjesht duam të promovojmë sportin Unë nuk dua që njerëzit të na shikojnë dhe të shohin reklama për alkoolin ose dyqanet e basteve. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Nuk dua që dikush të mësojë për një dyqan bastesh përmes promovimit tim, të shkojë atje dhe të bëhet i varur Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha Khabib.
Tridhjetë e tre vjeçari Habib ka lindur në Dagestan dhe më shumë se 32.5 milionë njerëz e ndjekin atë në Instagram. Ai doli në pension me 29 fitore pa asnjë humbje të vetme dhe konsiderohet si një nga luftëtarët më të mirë të MMA në histori. Ai e mbajti titullin deri në prill 2018.

Gjithashtu, Habib është muslimani i parë që ka fituar një titull UFC dhe ka punuar si promovues MMA.

Kategoritë
Sport