Legjenda e MMA-së, Habib Nurmagomedov, i ka bërë homazh popullit të Irlandës për atë që e përshkroi si mbështetjen më të madhe për Palestinën.
Nurmagomedov ishte duke ndjekur mbrëmë ndeshjen e kushëririt të tij, Usmanit, kundër irlandezit Paul Hughes në Dubai, përpara se të merrte mikrofonin për të lavdëruar Hughes dhe irlandezët.
“E di që nuk është momenti im për të folur, por dua të them një gjë,” tha Habibi dhe shtoi:
“Pavarësisht gjithçkaje mes meje dhe Conor McGregor-it, kur patëm ato përplasje, nuk harroj që Irlanda është mbështetja më e madhe për Palestinën në botë. Mos e harroni këtë. Ju duam, djem. Ju, qeverinë tuaj, të gjithë,” tha Nurmagomedov.
Habibi shtoi se lufta në kafaz është vetëm një garë, por se luftëtarët kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Ai përsëriti edhe një herë:
“Ju duam, djem, sepse mbështesni vëllezërit tanë në Palestinë,” tha Habibi.
Ndërkohë, Usman Nurmagomedov, në një ndeshje të baraspeshuar, e mposhti irlandezin Paul Hughes. Ky irlandez 27-vjeçar ofroi një rezistencë të shkëlqyer.
Veçanërisht shkëlqeu në aspektin e mundjes, ku iu kundërpërgjigj shumë mirë Nurmagomedovit. Në fund, edhe Usman Nurmagomedov shprehu respekt për rivalin e tij, duke theksuar se e kishte nënvlerësuar dhe se ai e kishte bërë një luftëtar më të mirë.