Gjatë vitit 2021 niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind, ndërsa investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ajo ka folur për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022, për projektligjet e miratuar nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Tutje ajo tha se rreth 80 për qind e masave të MSA janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021.