Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg

Hajduti shqiptar që hyri në rezidencën e Raheem Sterling duke e detyruar lojtarin të largohej nga Kupa e Botës për tu kthyer në shtëpi është burgosur.

Emiliano Krosi, 24 vjeç, kreu 33 vjedhje, duke përfshirë bastisjen në shtëpinë e yllit anglez më 3 dhjetor 2022.

Ai ishte pjesë e një bande që përdorte shkallë duke u futur nga kopshtet e pasmë për t’u ngjitur nëpër dritaren e dhomës së gjumit. Kështu ndodhi edhe me Sterlingun e Arsenalit, duke ia vjedhur dhjetë nga orët e tij Rolex.

Rreth 400 mijë euro e pajisjeve të dizajnuara u morën nga shtëpia e futbollistit që ka vlerë rreth 8 milionë euro.

Shqiptari Krosi , i cili udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, ka pranuar më parë se është përfshirë në 15 nga vjedhjet.

Por dje në gjykatën e kurorës në Guilford, gjyqtarja Catherine Hartley vendosi se ai ishte i përfshirë edhe në 18 vjedhjet tjera.

Ajo e dënoi me gjithsej 12 vjet e dhjetë muaj burg.

“Ti je një njeri i pandershëm dhe i pangopur që me dëshirë dhe entuziazëm more pjesë në atë që ishte një bandë familjare, kriminale”.

“Lakmia juaj dhe kriminaliteti ka rezultuar se keni shkaktuar mërzi në një numër të madhe njerëzish”, deklaroi ajo.

Shkelja e tij ndodhi ndërsa ishte me kusht pasi u kap me kokainë dhe kanabis në një tren nga Londra Euston në Coventry.

Krosi u dënua edhe me 19 muaj për posedim droge me qëllim furnizim, i cili do t’i bashkohet dënimin për vjedhje.

Policia e Surrey vazhdon të gjurmojë babanë e tij Alfred Isufi, 48 vjeç, xhaxhain Henri Osmani, 44 vjeç dhe kushëririn 22-vjeçar Gerard Kalaja, të cilët besohet se të gjithë janë arratisur nga MB.Ata dyshohet se janë pjesë e bandës që bastisi shtëpi në të gjithë qarqet e vendit nga nëntori 2022 deri në mars 2023.Viktimat e tjera përfshinin ish-lojtarin e Crystal Palace, Scott Dann dhe lojtarin e Chelseat, Marc Cucurella, shtëpia e të cilit ishte në shënjestër disa ditë përpara shoku të tij të skuadrës së atëhershme Sterling.

Kategoritë
LajmeSport