Hajnat e plagosin burrin, me dy plumba në trup lufton e ua grabit armën dhe i qëllon të dy

Një xhirim i kamerave të sigurisë ka zbuluar rastin e një tentim vjedhjeve dhe vrasjeje në qytetin e Philadelphia në SHBA ku viktima i paarmatosur dhe i plagosur me dy plumba lufton dhe i zmbrapsë hajnat

Të hënën e kësaj kishte ndodhur incidenti dhe policia është ende në kërkim të të dy dyshuarve që i kishin dalë në pritë viktimës dhe tentuan ta plaçkitin. Në xhirim e publikuar nga policia amerikane shihet si njëri i dyshuar kacafytet me viktimën derisa i dyti i afrohet dhe e plagos me armë zjarri dy herë.
Burri ashtu i plagosur arrin t’i kap revolen njërit prej të dyshuarve dhe qëllon në drejtim të tyre duke i plagosur së paku njërin.

Kategoritë
Të ndryshme