Hajnat ia mësynë spitalit të Gjakovës, tre vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën se tre vjedhje jaë kryer në pronën e Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka konfirmuar gazetës Express se një punonjës i spitalit “Isa Grezda”, ka raportuar për vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit.

“Një punonjës i Spitalit “Isa Grezda” rreth orës 09 e 30 ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit, të cilat përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës penale vjedhje e Rëndë”

Kategoritë
LajmeVendi