Hajnat vjedhin rreth 45 mijë euro cash në Prishtinë

Mbrëmë familjes Tashevci në Prishtinë persona ende të paidentifikuar i kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre në rrugën ‘Laura Shamani’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka vërejtur se hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 45 mijë euro para të gatshme, disa qindra franga zvicerane dhe stoli ari në vlerë të rreth 3 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi