Hakan Calhanoglu hodhi poshtë thashethemet për të shkuar në Bayern: Jam i lumtur në Inter

Futbollisti turk Hakan Calhanoglu vendosi të flasë pasi u shfaqën thashethemet për transferimin e tij të dyshuar nga Interi te Bayerni.

Mediat turke e lidhin Calhanoglun me një kalim te Bayerni në një transfertë prej 70 milionë eurosh, por asgjë nuk do të ketë, edhe pse ky mesfushor ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

“Në dritën e thashethemeve të fundit që qarkullojnë në media, dua të përfitoj nga rasti për të folur drejtpërdrejt për këtë situatë. Deri më tani nuk kam komentuar spekulimet sepse jam i fokusuar te kombëtarja turke dhe roli i kapitenit. megjithatë, unë besoj se është koha për një mesazh të qartë për të shmangur keqkuptimet. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur në Inter, kam një marrëdhënie vërtet të veçantë me klubin dhe tifozët e mahnitshëm Me Interin tani faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj, Calha juaj.

Futbollisti 30-vjeçar zgjidhi kështu të gjitha dilemat për të ardhmen e tij. Ai mbërriti si lojtar i lirë nga Milani në verën e vitit 2021 dhe u dëshmua të ishte një përforcim i vërtetë.

Kategoritë
Sport