Hakerët ukrainas e hakuan spiunin e hakerin më të lartë të Rusisë, plus u tallen me kolonel Morgachev

Hakerët ukrainas lajmëruan se kanë hakuar emailin e një spiuni ushtarak rus me pozitë të lartë i cili ka qenë i akuzuar për përfshirje në zgjedhjet amerikanë të 2016, trasmeton Gazeta Metro.

Një grup hakerësh nga Ukraina ka pretenduar se kan thyer emailin e një spiuni ushtarak rus i cili është i kërkuar nga Agjencia Federale e Investigimit (FBI), si i dyshuar për hakimin e fushatës të Hillary Clinton dhe disa figurave tjera të partisë demokratike.

Në një postim në platformën Telegram të hënën, grupi i çuajtur Resistenca Kibernetike ka thënë se kanë vjedhur të gjithë korrespodencën e kolonelit Sergey Morgachev.

Nga Reuters thanë se nuk kanë qenë në gjendje të vërtetojnë plotësisht pretendimit e grupit ukrainas por se disa nga informacionet personale të Morgachev që janë publikuar nga mediat ukrainase janë në harmoni me disa rrjedhje të dhënave të më hershme të publikuara nga platforma e inteligjencës Constella.
Grupi i hakerëve ukrainas kur publikuan aksionin e tyre thanë me ironi për Morgachev se ai është një haker “cool” dhe i zgjuar por ne e hakuam atë./gazetametro.com
Kategoritë
LajmeTë ndryshme