Haki Abazi tregon një prej arsyejeve pse kaloi në AAK

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili së fundmi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar pse zgjodhi pikërisht kalimin te partia e Ramush Haradinajt.

Ai në një intervistë për emisionin më të ri “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net ka thënë se një prej arsyeve është përkushtimi i Haradinajt për anëtarësimin në NATO, çka thotë se ai do t’i rri në krah me të gjitha kapacitetet e njohjet e kontaktit që ka.

“Afërsia me aspektin ideologjik të së djathtës me AAK-në, brenda kësaj kornize, përkushtimi, zotimi dhe prioriteti që ombrella e sigurisë, anëtarësimi në NATO, të jetë prioriteti i të gjitha prioriteteve, garantojnë qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, lidhjen me Aleancën e NATO-s që hap dyert mandej për një qëndrueshmëri të investimeve ekonomike që janë të domosdoshme në një fazë kritike të zhvillimeve në Evropë, por edhe fazë kritike për Kosovën kur njerëzit kanë një matës se a do të rrinë këtu për ta ndërtuar jetën e tyre me dinjitet e prosperitet, apo duhet të marrin vendime që t’i bashkohen trendit të lëvizjes së popullatës siç po ndodhë me 200 mijë të rinj e njerëz nga Kosova që e kanë lëshuar Kosovën në këto katër vite”, ka deklaruar Abazi.

I pytur pës mospajtimet që ka pasur dikur me Haradinajn, anëtari më i ri i AAK-së, Abazi ka thënë se kanë vendosur të fokusohen në gjërat që i përbashkojnë, pasi sipas tij brenda politikës, e demokracisë, mospajtimi është i natyrshëm, ashtu edhe si përplasja e koncepteve e mendimeve.

“E bukura e këtij bashkërrugëtimi në këtë moment politik të zhvillimeve kemi vendos të fokusohemi në gjërat që na përbashkojnë, sigurisht kemi pasur përplasje, kemi me pas përplasjeve të mendimeve, kemi me pas edhe çështje konceptuale të cilat sot i diskutojmë, por prap po them e rëndësishmja e këtij bashkërrugëtimi tim në AAK kemi çfarë t’i ofrojmë, mendojq ë Haradinaj ka bërë kalkulimet e tij pse ka hapur dyert për njerëzit dhe kapacitetet që janë vlerë e shtuar përbrenda një liste dhe përbrenda angazhimit të AAK-së për t’i adresuar këto prioritete”.

“Aspekti i marrëdhënieve ndërkombëtare është një i jashtëzakonshëm për shkak se na janë mbyllur dyert për shkak të politikave të gabuara të kryeministrit Kurti në këto 4 vite, aspekti i sigurisë është portfolio që vet Haradinaj e ka me përkushtimin dhe zotimin e madh, ligjet për ushtrinë, determinimi i tij për anëtarësimin në NATO që unë i rri në krah me të gjitha kapacitetet, mundësinë, njohjen e kontaktit që kam”, ka deklaruar Abazi.

“Sigurisht që për publikun, sidomos për kundërshtarët politik, tanimë në Vetëvendosje është e nevojshme të gjenden pykat dhe të hudhet mundësia si të përçahen energjitë, sepse ajo është natyra e veprimit të tyre, dhe unë po e shoh që kjo është tendenca, por e mira është që ne kemi zhvilluar bisedat dhe kemi arrit në pikat e bashkëpunimit”, ka deklaruar Abazi.

I pytur se a ka pasur oferta nga partitë tjera, Abazi ka thënë se kjo gjë tashmë është e kaluar.

“Është e kaluara që unë nuk kisha dasht me ju referu, sigurisht se kemi pasur biseda, unë thash se kam pas bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë opozitare, kam ofru nënshkrimin tim në të gjitha ato iniciativa opozitare kam mendu që janë të nevojshme për debatin parlamentar, edhe nga LDK-ja edhe nga PDK-ja, dhe kjo nuk do të thotë që nuk mundemi me dalë prap në nivelin e kritikës, por jo personale, por konceptuale, dhe brenda asaj që pret qytetari i Kosovës prej jetës parlamentare”, ka thënë Abazi. /Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeVendi