Hamas ka liruar gjashtë pengje dhe Izraeli ka shtyrë lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë.

Hamas ka liruar gjashtë pengje nga Gaza në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim në këmbim të qindra të burgosurve dhe të ndaluarve palestinezë.

Ishte planifikuar që Izraeli të lirojë 602 të burgosur palestinezë pas kthimit të pengjeve sot, por sipas mediave izraelite, kjo do të shtyhet për 20 orë.

Një burim izraelit anonim, i cituar nga disa media, tha se pas përfundimit të konsultimeve të sigurisë sonte, do të merret një vendim për hapat e ardhshëm dhe përfundimin e kthimit të mbetjeve mortore të pengjeve.

Mendohet se arsyeja për këtë lidhet me pengjet e vrarë Shiri, Ariel dhe Kfir Bibas.

Ushtria izraelite tha se testimi i ADN-së tregoi se trupi i kthyer i gruas nuk ishte i Shiri Bibas apo ndonjë pengu tjetër, ndërsa Hamas pretendoi se ky trup ishte “gabimisht i përzier” me të tjerë të vrarë dhe të varrosur nën rrënojat në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme