Hamas ka shpallur emrat e robërve që planifikon të lirojë sot nëse armëpushimi hyn në fuqi. Bëhet fjalë për Romi Gonen (24 vjeç), Emily Damari (28 vjeç) dhe Doron Steinbrecher (31 vjeç).
Këto tri vajza u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë një sulmi të Hamasit.
Gonen u rrëmbye nga një festival, ndërsa Damari dhe Steinbrecher u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibucin Kfar Aza.
Kjo hap rrugën për fillimin e armëpushimit dhe zbatimin e marrëveshjes midis Hamasit dhe Izraelit, e cila pritej të hynte në fuqi mëngjesin e sotëm, por u shty për shkak të mosdorëzimit të emrave të robërve.
Ende pritet që Izraeli të konfirmojë vërtetësinë e emrave të dorëzuar dhe të deklarojë fillimin e armëpushimit.
Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar të sulmojë objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës.
Në këto sulme, që nga mëngjesi i sotëm, janë vrarë tetë palestinezë, njoftoi Hamas.