Hamasi dhe Unioni i Dijetarëve Palestinezë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit shkatërrues

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet: “Ne ndajmë dhimbjen e Türkiye-s dhe Sirisë vëllazërore, të cilët lanë pas shumë të vdekur, të plagosur dhe dëme materiale”

Hamasi dhe Unioni i Dijetarëve Palestinezë lëshuan një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për shkak të tërmetit me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet: “Ne ndajmë dhimbjen e Türkiye-s dhe Sirisë vëllazërore, të cilët lanë pas shumë të vdekur, të plagosur dhe dëme materiale”.

Në deklaratën ku luteshin për mirëqenien e dy vendeve, ata uruan mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.

Kryetari i Unionit të Dijetarëve Palestinezë, Nevvaf Tekruri në rrjetet sociale deklaroi: “I shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Türkiye-s dhe popullit të Sirisë për këtë fatkeqësi të madhe. Kërkojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në tërmetin shkatërrues dhe shërim të plagosurve”.

Duke u shprehur se e gjithë mbështetja duhet t’i jepet Türkiye-s, Tekruri bëri thirrje për ndihmë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

8 palestinezë humbën jetën në Siri

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm palestinez Ahmed ed-Dik në një deklaratë me shkrim tha se gjatë tërmetit ka pasur viktima në kampet e refugjatëve palestinezë në qytetet Latakia të Sirisë dhe Halep.

Dik njoftoi se 8 palestinezë, mes tyre 3 fëmijë, humbën jetën si pasojë e shembjes së dy strukturave në kampin Er-Reml në Latakia dhe shembjes së murit në kampin Neyrab në Halep.

Zëvendësministri palestinez tha se shumë njerëz u plagosën dhe mbetën nën rrënoja për shkak të tërmetit.

Kategoritë
BotaLajme