Gjithsej gjashtë pengje izraelite lirohet sot, në këmbim të 602 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Katër të tjerët do të lirohen në Nuseirat, në Gazën qendrore.
Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i ka dorëzuar dy pengje izraelite Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Rafah në jug të Gazës në kuadër të shkëmbimit të shtatë sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar.
Dy pengjet izraelite të liruara ishin Tal Shoham, një operativ në agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad dhe Avera Mengistu, i cili u kap në vitin 2014 në rrethana misterioze kur hyri në Gaza.
Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq nënshkruan një protokoll zyrtar transferimi me Brigadat Al-Qassam, duke siguruar dorëzimin e sigurt të pengjeve.
Pas përfundimit të procesit, ekipi i Kryqit të Kuq u largua nga vendi me pengjet izraelite.
Gjithsej gjashtë pengje izraelite lirohet sot, në këmbim të 602 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Katër të tjerët do të lirohen në Nuseirat, në Gazën qendrore.