Hamasi: Katari do të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara nga sulmet izraelite

Të paktën 18 njësi banimi u shkatërruan, 71 u dëmtuan rëndë dhe 1.675 u dëmtuan pjesërisht në tre ditët e sulmeve izraelite javën e kaluar

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se Katari është zotuar të rindërtojë të gjitha shtëpitë e shkatërruara në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë nga zyra e kreut të Hamasit thuhet se ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, e informoi liderin Ismail Haniyeh atë për këtë vendim.

Lideri i Hamasit, lëvizje e cila sundon Rripin e bllokuar të Gazës, shprehu “vlerësimin e tij të thellë për emirin, qeverinë dhe popullin e Katarit”, thuhet në deklaratë.

“Kjo nismë është një tjetër aktivitet në vargun e aktiviteteve të Katarit në rindërtimin e Rripit të Gazës, përmes Komitetit të Rindërtimit të Katarit të kryesuar nga ambasadori Mohammed Al Emadi”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Sipas Naji Sarhanit, nënsekretar në Ministrinë e Punëve Publike dhe Strehimit të Gazës, të paktën 18 njësi banimi u shkatërruan, 71 u dëmtuan rëndë dhe 1.675 u dëmtuan pjesërisht në tre ditët e sulmeve izraelite javën e kaluar.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, sulmet izraelite që filluan më 5 gusht shkaktuan 49 viktima, përfshirë 17 fëmijë dhe plagosën 360 të tjerë.

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit Xhihadi Islamik përfunduan më 8 gusht me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Kategoritë
BotaLajme