Gjatë Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, flamujt palestinezë u shfaqën në ndeshje dhe aktivitete ndërsa grupet e tifozëve brohorisnin në mbështetje të Palestinës
Hamasi deklaroi se Katari si organizator i Kupës së Botës FIFA 2022, kontribuoi në riaktualizimin e çështjes palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Fituesi i vërtetë i Kupës së Botës 2022 është Katari, i cili mahniti botën duke e ngritur Kupën e Botës në këtë nivel të mrekullueshëm”, tha Sami Abu Zuhri nga Hamasi, në llogarinë e tij në Twitter.
Duke theksuar se Katari shpreh qartë identitetin dhe qytetërimin e tij kombëtar, Abu Zuhri tha se Katari “kontribuoi në sjelljen e çështjes palestineze në agjendë”.
Gjatë Kupës së Botës FIFA 2022 të mbajtur në Katar, flamujt palestinezë u shfaqën në ndeshje dhe aktivitete ndërsa grupet e tifozëve brohorisnin në mbështetje të Palestinës.