Hamasi: Netanyahu vonon fazën e dytë të marrëveshjes

“Hamasi është i gatshëm të fillojë negociatat për fazën e dytë dhe se Netanyahu po vonohet në procesin në lidhje me fazën e dytë të armëpushimit”, tha zëdhënësi i Hamasit, Al-Kanu

Hamasi tha se negociatat për fazën e dytë të armëpushimit nuk kanë filluar dhe se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e vonon procesin, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Kanu në një deklaratë në rrjetet sociale lidhur me procesin e armëpushimit tha se Hamasi është i gatshëm të zbatojë të gjitha fazat e marrëveshjes së armëpushimit dhe marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve. Al-Kanu tha se ata presin që Izraeli të zbatojë “të gjitha dispozitat e protokollit humanitar” të marrëveshjes.

Ai thekson se nuk kanë filluar ende negociatat që do të mbahen për kalimin në fazën e dytë të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimit të arritur në Gaza.

“Hamasi është i gatshëm të fillojë negociatat për fazën e dytë dhe se Netanyahu po vonohet në procesin në lidhje me fazën e dytë të armëpushimit”, tha Al-Kanu.

“Izraeli përdori armë të ndaluara ndërkombëtarisht në sulmet e tij 15-mujore në Rripin e Gazës”, potencoi Al-Kanu duke shtuar se ata kanë kërkuar krijimin e një komiteti ndërkombëtar për të hetuar këtë.

Marrëveshja me tre faza e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve e arritur midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të dielën më 19 janar. Ndonëse faza e parë e marrëveshjes do të përfundojë më 2 mars, ende nuk kanë nisur negociatat indirekte për kalimin në fazën e dytë.

Kategoritë
BotaLajme