Hamasi: SHBA po na bën presion që të pranojmë një marrëveshje me Izraelin

Një zyrtar i lartë i grupit militant Hamas, Sami Abu Zuhri, tha sot se sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po i bën presion Hamasit që të pranojë kërkesat e Izraelit në negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

“Komentet e Blinken janë në kundërshtim me realitetin. Nuk është e çuditshme që Blinken, i cili njihet si ministër i Jashtëm i Izraelit dhe jo i Amerikës, të bëjë deklarata të tilla,” tha Abu Zuhri për Reuters.

Ai shtoi se “edhe ekipi negociator i Izraelit pranoi se është Netanyahu ai që po pengon arritjen e një marrëveshjeje”.

Kategoritë
BotaLajme