Hamilton pësoi fatkeqësi dhe u tërhoq në xhiron e parë, Alonso e quajti atë idiot

Piloti i famshëm britanik Lewis Hamilton u desh të dorëzohej tashmë në xhiron e parë të garës për Çmimin e Madh të Belgjikës.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 bëri një gabim të madh që në fillim. Hamilton kontaktoi me Fernando Alonson në kthesën 14, duke bërë që pjesa e fundit e makinës së tij të përfundonte në ajër.

Hamilton vazhdoi fillimisht, por ekipi i Mercedesit i tha atij se duhej të ndalonte makinën dhe të përfundonte garën. Është hera e parë që ai tërhiqet në një garë këtë sezon.

Fernando Alonso, me të cilin Hamilton kontaktoi, e quajti kolegun e tij idiot. Videon e ngjarjes dhe reagimin e të zhgënjyerit Alonso mund ta shikoni KËTU!

Edhe Valtteri Bottas u detyrua të tërhiqej nga gara pas një përplasjeje me Nicholas Latifin.

Kategoritë
Sport