Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore, ndërsa u ka uruar deputetëve zgjedhur të të gjitha subjekteve politike iu dëshiroj suksese në punën e tyre, shkruan Gazeta Metro.
Deputetëve të zgjedhur të të gjitha subjekteve politike iu dëshiroj suksese në punën e tyre. Nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili i zgjedhur.
Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për mbështetjen që na e keni dhënë për ta bërë Kosovën më të mirë!
Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë.
Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!”, ka shkruar Hamza./gazetametro.net