Hamza: Për çdo vit, buxheti i Kosovës është më i madh se i vitit paraprak

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza derisa ka folur për buxhetin, ka thënë se për çdo vit buxheti i Kosovës është më i madh se i vitit paraprak.

Hamza në emisionin “Euro n’T7” tha se rritja ekonomike prej 3 për qind është e pamjaftueshme.

“Nëse i shikojmë të dhënat zyrtare, cdo vit Kosova ka pas buxhetin më të madh se vitin paraprak, përveç në vitin 2020. Kemi pas një rritje ekonomike të vazhdueshme, tash në vitin 2022 lë për mu dëshiru.

Nuk është mirë me cenu integritetin dhe profesionalizimin e statistikave zyrtare. Rritja ekonomike prej 3 për qind është e pamjaftueshme. Kemi një dëmtim të jashtëzakonshëm të strukturës së buxhetit…Në këtë mandat nuk pres që ka me pas ndonjë projekt kapital që ka me qenë vlerë e shtume. Mungesa e kapaciteteve, mungesa e punës e bën ndikimin e vet”.

Kategoritë
LajmeVendi