Hamzës i bashkohen 250 studentë shqiptarë nga universitetet më të mira gjermane

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich i janë bashkuar ekipit të tij.

“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka thënë se të gjithë ata duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës. “Me diasporën, Kosova mundet ma mirë”, ka përfunduar kanditati i PDK-së për kryeministër.

Përndryshe, kandidati i PDK-së për kryeministër do të jetë gjatë nëntorit në një tour nëpër vende tëndryshme të Evropës, ku do të vizitojë diasporën e Kosovës në Itali, Gjermani, Zvicër e Austri, në atë që ai e ka quajtur “Nëntori me diasporën”. /gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi