Hapen vendvotimet në SHBA, fillojnë zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin

Gara do të zhvillohet për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe 35 vendet në Senatin me 100 ulëse. Shumica e analistëve parashikojnë se Republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës, por fati i Senatit mbetet një temë e spekulimeve.

Vendvotimet kanë filluar të hapen në SHBA të martën në të gjithë Bregun Lindor për miliona njerëz që do të vendosin për fatin e Kongresit.

Këtë vit, gara do të zhvillohet për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe 35 vendet në Senatin me 100 ulëse. Shumica e analistëve parashikojnë se Republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës, por fati i Senatit mbetet një temë e spekulimeve intensive.

Disa gara kyçe mbetën të ngushta në sondazhet e bëra afër ditës së zgjedhjeve.

Në Pensilvani, doktori i famshëm Mehmet Oz dhe guvernatori i shtetit John Fetterman janë të përfshirë në një betejë të ngushtë për të siguruar ulësen në Senat, ku sipas sondazheve të përpiluara nga faqja e internetit RealClearPolitics, Oz kryeson me një epërsi shumë të ngushtë me 0,1 për qind.

Me një diferencë kaq të ngushtë, askush nuk mund të parashikojë se cili kandidat do të dalë fitues.

Për shkak të rëndësisë së garës për të ardhmen e Senatit, presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidentët Barack Obama dhe Donald Trump vizituan Pensilvaninë gjatë fundjavës, në përpjekje për të mbështetur kandidatët e tyre.

Rezultatet mund të vonohen

Në të gjithë vendin janë rreth dhjetë gara për Senat që mund të jenë thelbësore në përcaktimin se kush do të drejtojë Dhomën, Republikanët apo Demokratët, duke përfshirë Gjeorgjinë, ku senatori aktual Raphael Warnock është pas kundërshtarit të tij republikan, ish-yllit të futbollit amerikan, Herschel Walker, me 0,6 për qind, sipas RealClearPolitics.

Në SHBA, shtetet kontrollojnë zhvillimin e zgjedhjeve dhe secili prej tyre vendos rregullat dhe rregulloret e veta në përputhje me ligjin federal.

Shumica do të hapin qendrat e votimit rreth orës 7:00 të mëngjesit me orën lokale, megjithëse disa do të hapen edhe më herët, në orën 6:00 të mëngjesit, dhe do të fillojnë të mbyllen në orën 19:00 ose më vonë. Votuesit mund të vazhdojnë të votojnë edhe pas kohës së mbylljes zyrtare, nëse hyjnë në radhë përpara se të mbyllen qendrat e votimit, ose ndoshta paraqitet ndonjë defekt i mundshëm i makinave të votimit.

Pjesëmarrja e lartë e votuesve mund të rezultojë në radhë të gjata njerëzish që presin të votojnë në qendrat e votimit edhe pasi të vijë dhe të shkojë koha zyrtare e mbylljes.

Gjasat janë të vogla që rezultatet e cilitdo vendvotim të dihen në ditën e zgjedhjeve, kurse garat e ngushta si ato në Gjeorgji dhe Pensilvani mund të duhen ditë për t’u përcaktuar, duke pasur parasysh luftën e ngushtë mes rivalëve.

Disa shtete kanë gjithashtu një numër të konsiderueshëm votash me mungesë ose me postë, të cilat, në varësi të rregullave lokale, nuk mund të fillojnë të numërohen përpara ditës së zgjedhjeve.

Ndërkohë që vëmendja ndërkombëtare do të mbetet e përqendruar në garat e Kongresit, votuesit do të përcaktohen për një sërë fushatash shtetërore dhe lokale, nga garat e guvernatorëve deri te nismat e votimit si legalizimi i mariuhanës dhe gara më të zakonshme, por gjithsesi të rëndësishme për zyrat lokale.

Kategoritë
BotaLajme