Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se janë të hapura 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.
“Ky është konkursi i 4 brenda 21 muajve. Kemi shpallur mbi 820 vende të reja për specializime për nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor”.
“Me organizim e planifikim arritëm të mbulojmë mungesat në lëmitë specialistike, sidomos në Anesteziologji, Mjekësi Emergjente, lëmitë e shëndetit publik e Nefrologji për shërbimet e reja në rajone”, ka thënë Vitia.