Hapja e Lojërave Olimpike është planifikuar për të premten, por garat sportive në Paris do të fillojnë sot.
Sot në orën 15:00 në Paris dhe Saint-Etienne do të fillojnë Lojërat Olimpike me ndeshje futbolli mes Uzbekistanit dhe Spanjës dhe Argjentinës dhe Marokut.
Ragbiistët do të dalin në fushë sot nga ora 15:30, ndërsa futbollistët dhe hendbollistet do të nisin garat nesër.
Dhe përgjigja në pyetjen se pse futbollistët e nisin garën e tyre dy ditë para hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike është shumë e thjeshtë.
Domethënë, që nga Lojërat Olimpike në Barcelonë në vitin 1992, futbolli ka filluar para ceremonisë zyrtare të hapjes, sepse futbollistët mund të luajnë çdo ditë dhe atyre u duhen të paktën 48 orë për tu rikuperuar.
Kujtojmë se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris është caktuar të premten në orën 19:30.