Haradinaj: Exit-pollet tona na qesin me rezultat dyshifror – urime opozitës për fitoren

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, njëherësh lider i koalicionit të partisë së tij me Nismën dhe partnerët, ka thënë se rezultatet që ata i posedojnë nga exit-pollet, i qesin me rezultat dyshifror.

“Nga exit-pollet, ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Për rreth 1 orë e gjysmë do të t’i kemi rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”.

Ai tha se nuk dëshiron të demantojë asnjë projeksion të publikuar deri më tani.

Haradinaj tha se nuk është i interesuar për koalicion me LVV.

Kategoritë
LajmeVendi