Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e ushtrisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai akuzoi qeverinë Kurti duke thënë se goditjet ndaj Ushtrisë së Kosovës janë të qëllishme.
‘’Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.’’
“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.
“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/