Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt pezullimi i seancës së Kuvendit në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.
Përmes një reagimi pas dështimit të seancës konstitutive, ai thotë se politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit.
Haradinaj i bën thirrje Kurtit që të dorëhiqet apo të lëshojë rrugë.
“Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.
Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.
Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, thotë ai.