Haradinaj mori mbi 37 mijë vota, cilët janë kandidatë tjerë më të votuar nga AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë të ditur se është përditësimi i të dhënave për kandidatët për deputetë, ku deri tani janë numëruar 90.41% e votave.

Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë së kryetari i AAK-së, i cili ishte në garë për kryeministër ka marrë 37 mijë e 752 vota, transmeton Telegrafi.

Pas tij, në këtë listë me numrin më të madh të votave është Fatmir Limaj, me 22 mijë e 207 vota.
Kandidati Daut Haradinaj po ashtu ka grumbulluar 21 mijë e 796 vota.

Ndërsa, kandidatja për deputete Time Kadrijaj ka marrë 12 mijë e 976 vota.

Nga KQZ po ashtu bëhet e ditur se kandidati për deputet Bekë Berisha ka marrë deri tani 12 mijë e 972 vota.

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po vazhdon edhe në disa komuna.Telegrafi

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi