Haradinaj në Speciale: Kemi pranuar kërcënime nga militantë të partive në Kosovë

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi i Nasim Haradinajt nga OVL-UÇK.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka thënë se nuk është fshehur asnjëherë edhe pas publikimit të dosjeve që kanë rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Nuk jam fshehur asnjëherë, kam qenë deri vonë në intervista në televizione të ndryshme. Por, kemi pasë presion të madh, na kanë kërcënuar vazhdimisht edhe militant të partive në Kosovë. Mua më kanë thënë se kam ADN serbe, e tash po e them këtu edhe për juve edhe për ata atje se nëse unë kam ADN serbe, atëherë unë nuk e di kush është shqiptar”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ai ka deklaruar se është kërcënuar edhe kryetari i OVL-UÇK, teksa ka shtuar se me sa i kujtohet, ai rast është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

“Është kërcënuar edhe kryetari i OVL të UÇK-së, më duket rasti është paraqitur edhe në polici. Na kanë dërguar bomba në rrjete sociale”, ka deklaruar Haradinaj.

Kategoritë
LajmeVendi